Edhe pse dr. Sali Berisha nuk është ndonjë dashamirës i presidentit Trump, sot e ka çue veten më këmbë dhe ka shkuar të vizitojë një ekspozitë me 46 piktura për Trump. Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Kombëtar dhe autori është Avni Delvina.

Gazetarë që nuk morën vesh asgjë çfarë ndodh, madje e nisën lajmin në këtë mënyrë: “Ish- kryeministri Berisha nga Delvina komentoi…”, e kanë pyetur ‘Doktorin’ rreth zhvillimeve dhe rreth protestës.

I pyetur për apelin e SHBA dhe të ndërkombëtarëve ndaj opozitës se debatet duhet të bëhen në Kuvend dhe jo me dorëzim mandatesh, Berisha ka deklaruar se kancelaritë e huaja duhet të vijnë e të shohin realitetin në Shqipëri.

“Ata nuk kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër”- tha ai.

Megjithatë kjo duket një përpjekje për t’i thënë administratës së Trump se ‘një gabim i Lulit’ nuk duhet marrë seriozisht. Luli kur u pyet mbi rolin e Amerikës nuk e përmendi Amerikën e tanishme, as presidentin Trump; ai lavdëroi presidentin e 16, Washington, duke injoruar presidentin e 45 Trump.

Veritas.com.al/