( FOTO: Një nga 7 makinat e përplasura gjatë spektaklit horror)/ 

Një skenë e frikshme ka ndodhur në rrugë në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes. Një automjet Volkswagen Touareg nuk i është bindur urdhrit për ndalim nga patrulla e policisë, dhe për pasojë ka shtuar shpejtësinë në tentativë për tu arratisur, duke u bërë shkaktar i aksidenteve masive të ndodhura në rrugë.

Tre makina u përplasën në zonën e Bulevardit të Ri pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, ndërsa një tjetër automjet u përplas fuqishëm në kryqëzimin “Jordan Misja” pranë burgut 313. E gjitha ndodhi, pasi në automjetin Touareg shoferi kishte armë pa leje. Gjatë ndjekjes nga policia, shoferi përplasi me automjet 4 makina, ku goditja e fundit dhe më e fuqishme u shënua tek kryqëzimi i burgut, ndaj një makine Volkswagen Passat. Aty edhe makina që ishte në ndjekje nuk ka pasur më mundësi lëvizjeje. Shoferi ka zbritur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në tentativë për tu arratisur, ku kishte marrë me vete edhe armën pa leje, por është vënë më tej në pranga nga uniformat blu nëpër rrugicat e zonës së Burgut 313.

Në ndjekje e sipër janë aksidentuar edhe dy motorë të forcave “Shigjeta” të sektorit të Shqiponjave, por efektivët janë lënduar shumë lehtë. Bashkë me automjetin Touareg që ishte në ndjekjen e policisë, numri i mjeteve që u aksidentuan është 7.

Policia vuri në pranga në kushtet e flagrancës dy të rinjtë Gentian Koci, që ishte shofer, dhe Ervin Kodra pasagjerë, të dy me armë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek banoret te cilët kane degjuar frenimet dhe perplasjet e forta te automjeteve.  Ndersa ne rruge ka revolte dhe irritim te shofereve qe kane pare vdekjen me sy dhe kane mundur t’i shpëtojnë vetëm me dëme materiale. I gjithë “cirku” ne rruge ishte për t’iu shmangur kapjes nga policia për shkak se ne makine kishte arme pa leje. Informacioni është siguruar përmes burimeve të Express nga Policia, pasi zyrtarisht zyra e shtypit në Policinë e Tiranës ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen.

Veritas.com.al/