(FOTO: Të dy liderët janë takuar në Gjermani kësaj vere)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar liderin kinez Xi Jinping mbi “ngjitjen e jashtëzakonshme” të tij, pas Kongresit të Partisë Komuniste këtë javë.

Zoti Trump gjithashtu çmoi zoti Xi në një intervistë me një Televizion në Shtetet e Bashkuara, ku tha se “tanimë duhet ta quajnë mbreti i Kinës”.

Zoti  Xi komentoi kongresin e mbajtur në Kinë ku konfirmoi pesëvjeçarin e dytë të pushtetit, me një pasardhës jo të qartë.

Emri dhe doktrina e tij u shkruan në kushtetutën e partisë.

Të dy liderët ndodhen para bisedimeve të përbashkëta në një vizitë shtetërore në Kinë gjatë muajit që vjen. Ky do të jetë takimi i dytë mes dy liderve pas takimit në samitin e G20 në Korrik.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu mbi Korenë e Veriut dhe tregtinë- tha presidenti Trump në një postim në Tëitter. Pak orë më vonë, edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un gjitashtu uroi zotin Xi.

Veritas.com.al/