Presidenti Donald Trump e ka tallur Kim Jong-un ditën e Martë në përgjigje të fjalimit të mbajtur nga diktatori i Koresë së Veriut me rastin e Vitit të Ri. Në atë fjalim ai paralajmëroi “Gjithë kontinenti Amerikan është brenda rrezes së armëve tona bërthamore, dhe botoni bërthamor është gjithmonë mbi tavolinën e zyrës sime”.

Donald Trump u përgjigj se butoni i tij bërthamor është “shumë më i madh”, më i fuqishëm dhe plotësisht funksional.

Ai shkroi në Twitter:

“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un sapo deklaroi se “Butoni bërthamor është mbi tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”. A mundet dikush nga barktharët  dhe të uriturit e regjimit të tij ta informojnë se unë gjithashtu kam Botonin Nuklear, por veçse ky imi është më i madh dhe më i fuqishëm se i tij, dhe se butoni im punon”.

Veritas.com.al/