Fillimisht u njoftua vetëm për një viktimë nga aksidenti automobilisti në kthesën e fshatit Blinist në Lezhë. Por në këto momente njoftohet se edhe njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot mbasdite. Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe shkaktuan tragjedinë.

Nga përplasja e dy makinave mbetën edhe katër persona mbetën të plagosur.

Përplasje që rezultoi fatale për 54-vjeçaren Fatmira Ndregjoni

Përplasja e dy mjeteve ishte aq e fortë saqë në njërin prej tyre, Mercedes Benz, mbetën të bllokuar dy shtetas, sdrejtuesi i mjetit dhe njëri nga viktimat. U deshën mjete të Zjarrfikësve që të mund të pritej trupi i makinës për të nxjerr ë personat e bllokuar.