Vlorë. Në një shtëpi përdhese policia kapi rreth 15 ton kanabis sativa si dhe armë zjarri, në një operacion të madh në Llakatund, në Vlorë. Banesa është aq ‘e padukshme’ saqë mund të mendosh lehtësisht e nuk mund t’i mbajë 15 tonë mall brenda saj.

5 armë zjarri kallashnikov janë gjetur gjatë kontrollit, përveç 15 tonë kanabis- sativa.Akoma nuk është arrestuar ndonjë pjesëtar i familjes të cilës i përket banesa; nuk ka as njoftime për masa të tjera

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Vlorës është mbështetur nga FNSH dhe është drejtuar nga Haki Çako për të realizuar këtë operacion, edhe pse burime jo zyrtare nga policia njoftojnë se droga është gjetur që dje në mesditë, por është pritur mbrëmja, që të ishte i pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Çako.

Veritas.com.al/