SHBA i ka dhënë një tjetër shuplakë Sali Berishës duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”, tha Eskobar në një intervistë për VOA.

Për shkak të protestës së dhunshme dhe cenimit të jetës së demokratëve dhe deputetëve brenda selisë blu, një ditë më parë Sali Berisha u përjashtua nga partia ku ishte kryetar për 22 vite. Me vendim të Kryesisë së PD, Berisha u përjashtua përfundimisht nga PD, ndërsa më 9 shtator 2021 ishte përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat pas shpalljes “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë në vend.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.