Patrick Donahue dhe Jasmina Kuzmanovic/ 10 Korrik 2020

(Bloomberg) – Diplomatët Evropianë kanë levizur për të rikapur inisiativën në një nga frontet më të paprekshme të kontinentit të tyre pas përpjekjeve të Sh.B.A nën Presidentin Donald Trump për një fitore diplomatike të shpalosur muajin e kaluar.

Eshtë breshëria më e fundit midis Sh.B.A dhe Bashkimit Evropian në Ballkan, ku zyrtarët kanë akuzuar administratën Trump për ngrirjen e tyre nga bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës që do të kulmonin në një takim të Shtëpisë së Bardhë midis liderëve.

Ai samit i 27 qershorit ra pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u akuzua për krime lufte vetëm disa ditë më parë. Tani, Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron do të bashkohen me liderët e Serbisë dhe Kosovës në një video konferencë të Premten, me një samit të BE të planifikuar dy ditë më vonë në një përpjekje për të ringjallur përpjekjet e ngecura.

BE duhet të marrë kontrollin mbi diplomacinë e Ballkanit dhe nuk mund të lejojë të dorëzojë një çështje kyçe të interesave Evropiane te SHBA pasi Serbia dhe Kosova të dy kërkojnë një rrugë për t’u bashkuar me bllokun 27 anëtarësh, sipas katër zyrtarëve të njohur me bisedimet . I dërguari special i SHBA Richard Grenell thotë se ai mbështet iniciativën e BE-së.

Për dekadën e fundit, kriza e borxheve Greke, Brexit dhe tani Covid-19 kanë nxitur rezistencën midis disa prej anëtarëve më të afirmuar të bllokut drejt lejimit si të të ardhurve më të varfër ish-komunistë dhe atyre që presin për anëtarësim më të thellë në vathë.

Kjo ju ka dhënë SHBA, Rusise dhe Kines një hapje për të rritur ndikimin e tyre në rajon. Por ka shenja që hezitimi mund të jetë duke u lehtësuar.

Në mars, qeveritë e BE zhbllokuan rrugën e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke kapërcyer një pengesë nga Franca pas disa muajsh diskutimesh. Dhe Kroacia, një vend tjetër që doli nga luftërat që shpërbene ish-Jugosllavinë në fillim të viteve 1990, do të fiksojë monedhën e saj në euro në ditët në vijim së bashku me shtetin e ri të BE-së, Bullgarinë – një hap që ata e konsiderojnë jetike për t’u bashkuar me Perëndimin më të pasur .

Serbia dhe Kosova kanë bërë shumë më pak progres në përpjekjet e tyre të pranimit, në masë të madhe për shkak të një bllokimi pas një lufte 1998-1999 që çoi në shpalljen e pavarësisë së fundit në 2008. Nuk ka asnjë kompromis në horizont pasi të dy kombet rrinë në pozicionet e tyre ndërsa luftojnë me sfidat politike në vend. Kosova, një vend që vuan nga një vakum udhëheqës, kërkon njohje ndërkombëtare. Serbia, presidenti i fuqishëm i së cilës po përballet me protesta të dhunshme, nuk pranon ta lëshojë atë.

Zyrtarët e BE thanë që asnjë zgjidhje mes të dyve nuk është e mundur pa SHBA dhe se angazhimi Amerikan është i mirëpritur. Por ata kanë qenë kritikë ndaj administratës Trump, përfshirë Grenell, duke akuzuar SH.B.A. që po shkojnë vetëm dhe dëmtojnë vitet e punës diplomatike me përpjekje ad-hoc që synojnë të shënojnë një fitore të shpejtë për Trump.

Rrëmuja e Ballkanit është një pikë interesante në tensionet transatlantike dhe nënvizon shqetësimin në rritje midis BE dhe Trump për çështje që variojnë nga tregtia deri te shpenzimet e mbrojtjes.Ajo vjen në një kohë kur liderë të tillë si Merkel po insistojnë që Evropa të intensifikojë rrugën e saj, pasi lidhjet e forta pas Luftës së Dytë Botërore me Shtetet e Bashkuara po dobësohen.

Grenell, i cili shërbeu si Ambasadori i Sh.B.A në Gjermani deri në muajin e kaluar, ka kundërshtuar akuzën e diplomacisë së shpejtë, duke thënë se SH.B.A. është e përqendruar kryesisht në një zgjidhje ekonomike dhe do ti linte bisedimet politike te Evropianët.

Grenell mbikëqyri një marrëveshje në shkurt, në bazë të së cilës Serbia dhe Kosova u zotuan të zhvillojnë lidhje rrugore dhe hekurudhore për të forcuar bashkëpunimin ekonomik përpara se të zgjidhnin armiqësinë e tyre afatgjatë. Një muaj më parë, ata nënshkruan një dokument me qëllim të rivendosjes së fluturimeve të drejtpërdrejta midis kryeqyteteve të tyre, Beogradit dhe Prishtinës.

Zyrtarët e Sh.B.A.-së gjithashtu kanë treguar dështimet e BE-së në bisedimet për themelimin vitet e fundit – dhe faktin që pesë anëtarë të BE nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.

“Asnjëherë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë të vitit midis Kosovës dhe Serbisë,” tha Grenell në një seri tweet-imesh të mërkurën herët duke përqafuar nismën e BE-së. “Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se përqendrimi ynë i vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë.”

Ende,Evropianët kanë marrë një vizion debul të hapjeve te Sh.B.A-së, duke e parë administratën Trump si shkelese në territorin e okupuar më parë nga Merkel,e cila është kampione e zgjerimit të BE në Ballkan.Muajin e kaluar, zyra e Merkel dhe i dërguari i posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak,u përgjigj me diplomaci të nxituar.

VERITAS.COM.AL/