Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku disa qytetarë e punonjës të rafinerisë së naftës kanë dalë në protestë, ndërsa një tjetër e ka fyer atë dhe më pas policia e ka shoqëruar.

Kamerat e televizioneve kanë mundur të kapin një numër të vogël njerëzish të veshur me jelekë të verdhë që i vinin pas kryeministrit, teksa ky kalonte në shesh.

Sigurisht, numri shumë i vogël i njerëzve që kërkonin ‘pagën e luftës’ nënkuptonte një protestë të bërë me duart e dikujt, por jo se kishte një frymëzim punëtorësh.

Mes dhjetë ose dymbëdhjetë njerëzve që u duken si protestues, del se dy të tretat kanë qenë anëtarë të PD dhe të aktivizuar nga zyra lokale e PD

Luan Baçi i PD thotë se janë 3 të shoqëruar nga policia, dy prej të cilëve janë anëtarë të PD në degën Fier, Afrim Vrenozi dhe Pandeli Tole.

“Është e përhershme kjo sjellje e policisë dhe qeverisë me anëtarë të PD. U bëj thirrje që urgjentisht t’i nxjerrin sepse nuk kanë bërë asnjë shkelje. Kanë qenë që të gjithë me leje. Kanë ruajtur distancën. Bëj thirrje që të lirohen sepse do ballafaqohen me qytetarët më vonë” , tha ai.

Anëtarët e PD kanë përdorur fjalë fyese kundër kryeministrit; policia ka ndaluar ata që kanë shkelur ligjin.

Veritas.com.al/