Duke parë filmin ‘The Darkest Hour’ 2017

Nga: Laert Skiro/

A nuk po lexoni dhe dëgjoni përditë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ‘i çmendur’. A nuk e ktheu gazetari Meachel Wolff një libër të tij ‘pa vlerë’ dhe ‘pa realitet’- siç u përshkrua, në një libër bestseller? Po, vetëm pse shkruante në tërë imagjinatën e tij se ‘Donald Trump është i çmendur’. Fakte dhe prova nuk kishte, por mjafton që për një njeri të fuqishëm dhe të vërtetë si Trump të shpallësh ‘marrëzira’ dhe besohesh. A nuk i patë qindra njerëz në New York dhe Uashington, në radhën e librarive me nga 30 dollarë në dorë, për të blerë librin: ‘Fire and Fury”?. Një nga kritikët e letërsisë amerikane ka shkruar këto ditë, duke iu drejtuar këtyre ‘lexuesve të nxehtë’ se është më mirë t’i ruajnë ato 30 dollarë ‘për ndonjë hamburger’.

Por ja që ndodh që më i vërteti, madje ai që krijon të vërtetën e kërkuar nga njeriu, të shpallet ‘i çmendur’. Presidenti Trump porej një viti ka ecur në një rrugë të vështirë për rkthimin e Amerikës së vlerave, me doktrinën ‘America First’. Amerika që thuajse kishte rënë në dëshpërimin e thellë të para një shekulli, kishte bërë vend te njerëzit si ‘Amerika e zakonshme’. Njerëzit nuk deshën dhe nuk kuotuan prishjen e qetësisë ‘vdekëse’. Donald Trump, brenda 300 ditëve i ka kthyer Amerikës punën, industrinë, vlerën, entuziazmin, marrëdhënien me tjetrin. Vetëm për kaq kohë, Amerika ka përfituar mbi 2 milionë vende pune, papunësia ka rënë nga 12 e ca në 4.1 (si kurrë në 2 dekada); ka kryer Reformën e Uljes së Taksave si kurrë në 3 dekada…

Ndërsa ata thonë se ‘duhet parë shëndeti mendor’. Sot doktori i Shtëpisë së Bardhë, Johnson, deklaroi se Trump ka ‘shëndet të shkëlqyer’ dhe një gen të ‘pabesueshëm, që vetëm Zoti e krijon’.

Këtë po mendoja duke parë filmin ‘The Darkest Hour’ (Ora më e Errët), që i dedikohet një udhëheqësi tjetër ‘të çmendur’, kryeministër i Britanisë, Churhill.

Chamberlain, kryeministri para Churchill; dhe politikani konservator, Edward Wood e konsideronin Churchillin të çmendur, për faktin se besonte se Britania e Madhe mund të mbijetonte në Luftën e Dytë Botërore.

Filmi i ri “Darkest hour” ofron anën diplomatike të një tjetër filmi aksion të kohëve të fundit, “Dunkirk”. Kështu shkruan historiani amerikan, Victor Davis Hanson, në lidhje me filmin më të fundit që i kushohet Kryeministrit britanik, Winston Churchill, gjatë pushtimit të Francës prej nazistëve, në maj 1940.

Filmi ndjek Churchillin, rol që e luan Gary Oldman, në fillimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Paraardhësi i Churchillit, shëndetligu Neville Chamberlain kishte humbur besimin e popullit anglez dhe qeverisë britanike. Qasja e tij e zbutjes kundrejt Adolf Hitlerit dhe nëntë muajt e parë katastrofikë të Luftës së Dytë Botërore, dukej se pothuaj e kishin dënuar Britaninë e Madhe me disfatë. Churchillit iu kërkua të bëhet Kryeministër, pikërisht në ditën kur Hitleri pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën. Ushtritë e të tre demokracive – të tre së bashku, më të mëdha se forcat e armatosura të Gjermanisë – u gjunjëzuan brenda pak ditësh apo javësh.

Problemi madhor i Churchillit nuk ishte të shpëtonte vetëm ushtrinë britanike, por të përballej me realitetin që, me pushtimin gjerman të Evropës, perandoria britanike nuk do të kishte më aleatë. SHBA ishte e vendosur që  me çdo kusht  të mbeteshin neutralë.

Brenda pak ditësh pasi Churchilli mori detyrën, gjithë ai që sot është Bashkimi Evropian, do të kish qenë në duart e Hitlerit. Ora më e errët e merr titullin nga depresioni që ishte përhapur në të gjithë qeverinë britanike. Ky ishte ‘i çmenduri’ që shpëtoi Britaninë e Madhe dhe vetë Europën.

“Darkest Hour” zhvillohet pothuaj ekskluzivisht në mjedise të mbyllura në seancat e Parlamentit, takime private dhe skena mes Churchillit dhe bashkëshortes së tij brilante, Clementine.

Por dialogu është imponues, aktrimi i shkëlqyer. Interpretimi madhështor që Gary Oldman i ka bërë Churchillit duhet të jetë fitues Oscar-i. Oldman u kujton brezit të të rinjve që i ka zënë një amnezi globale se pothuaj 80 vjet më parë, sfida kokëfortë e një anglezi viktorian 66-vjeçar shpëtoi qytetërimin perëndimor nga barbaria naziste. Amerikanët duhet ta shohin “Darkest Hour” për arsye që shkojnë përtej interpretimit dhe dramës.

Veritas.com.al/