(FOTO: Hendry Kissinger)

Dje në emisionin televiziv “Face the Nation” i transmetuar në CBS, Henry Kissinger, ish-Sekretari i Shtetit, nën Presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford tha se Presidenti i zgjedhur Donald Trump, “ka mundësinë të hyjë në histori si një president shumë i rëndësishëm.”

Kissinger tha: “Donald Trump është një fenomen që nuk është parë në vendet e huaja. Kështu që është një eksperiencë tronditëse për ta që këtë funksion e mori pikërisht ai. Në të njëjtën kohë kjo është një mundësi e jashtëzakonshme. Dhe unë besoj se ai ka mundësinë të hyjë në histori si një president shumë i rëndësishëm, sepse çdo shtet ka tani dy gjëra për të marrë në konsideratë. Një, perceptimi i tyre se presidenti i mëparshëm apo  presidenti në ikje e tërhoqi në thelb Amerikën nga politika ndërkombëtare, pra atyre iu desh ta paguanin  vetë koston e nevojave të tyre. ”

“Dhe së dyti, ai është një president i ri i cili shtron shumë pyetje të panjohura dhe për shkak të kombinimit të boshllëkut të pjesshëm dhe pyetjeve të reja mund ta marrim me mend se diçka e jashtëzakonshme dhe e re buron prej tij”, vijoi ai.

“Unë nuk po them se do të jetë, po them se është një mundësi e jashtëzakonshme.”

/Veritas.com.al/