Pas dy ditëve në një situatë të pazakontë, më në fund Shqipërisë do t’i rikthehen fluturimet.
Sot kanë mbërritur Kontrollorët e rinj turq në Rinas, duke ardhur nga Podgorica për të nisur punën e lënë pezull.
“Pasditen e sotme vijnë vaksinat e vonuara. Nga nesër vijon udhëtimi normal. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion fluturimet normale”, njofton Qeveria Rama.