Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i kënaqur me faktin se Kuvendi nesër do të mbajë seancë ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.Në një postim të tij në Twitter, diplomati amerikan tha se është me rëndësi që Kuvendi të respektojë Kushtetutën.

“I gëzuar që Kuvendi do të mbajë seancë për mocionin e mosbesimit nesër. Siç i thash sot edhe Kryeministrit, është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjithaë institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, tha Kosnetti.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi sot që nesër, me fillim nga ora 11:00, të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK-ja ndaj qeverisë në të cilën është në koalicion.