Postimi në Twitter mban këtë tekst:

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysëm me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar”- ky është postimi i Edi Ramës, kryeministër i Republikës,  dy orë më parë në rrjetin e tij social për të promovuar arritjet e tij në shëndetësi.

Mbrëmë për sot në mëngjes ka ndërruar jetë në një spital të Tiranës, 15 vjeçarja  Blerta Pepa, gjimnaziste. Tre vjet më parë ajo ishte një ‘Yll’ i programit televiziv “Gjeniu i Vogël” dhe zëri i saj mbeti një kujtim i paharruar për të gjithë. Pas një incidenti ku dëmtoi ligamentin e këmbës, u drejtua spitalit ku humbi jetën në operacion.

Sot, daja e Blertës, Liro Likaj, iu drejtua publikut:

“Iu lutem bëjini një tribut Blertës e cila nuk jeton me vetëm për një operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rende besoj për te gjithë Shqipërinë qe një gjeni e vogel si Blerta, te humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje ne gju, kur na ishin dhënë te gjitha garancitë qe çdo gjë do shkonte mire nga spitali”.

Publiku sot ka heshtur në shenjë nderimi për atë vajzë engjëll dhe artiste.

Koincidenca e Twitterit të Ramës që lavdëronte shëndetësinë e Rilindjes, u duk si një koincidencë tragjike për të. Si mund ta bënte propagandën, sidomos sot, kryeministri?!

/Veritas.com.al/