Mbrëmë vonë, teksa kronikat e mediave raportonin për vrasjen e një 40 vjeçari pranë spitalit të Vlorës, shpërtheu një ‘bombë’. Në atë moment askush nuk mundi të shpjegojë çfarë ishte. Por më vonë u konstatua se kishte sh[përthyer lëndë plasëse në një makinë të parkuar aty afër.

Cilat janë detaje të tjera?

Personi që kishte makinën që shpërtheu një natë më parë në Vlorë quhet Elton Ismaili. Makina e tij shpërtheu në tritol 100 metra larg vrasjes së Fation Sinanit, tropojani që u ekzekutua me 4 plumba.

Të dyja ngjarjet duket se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por situata e krijuar është tronditëse. Ndërsa vrasësit e tropojanit prisnin viktimën të afrohej, pak metra më tej atentatorët lidhnin tritolin në makinën e Elton Ismailit.

Ky i fundit tregon se i janë vrarë familjarë të tjerë më parë dhe ngjarjet kanë mbetur pa autore. Viktima kanë mbetur vëllai, motra, daja dhe ortaku i tij.

“Makina ishte e parkuar afër banesës së prindërve te mi”- thotë ai, teksa shton se ka shpëtuar për mrekulli.

Sipas Ismailit, policia duhet të zbardhë ngjarjen, sepse ai nuk ka asnjë dijeni se kush mund t’i ketë vendosur tritol automjetit të tij.

Ne vitin 1996 Ismailit i kane vrarë të vëllanë. Vite me vone, ne 2006 i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, ne vitin 2007 i kanë vrarë motrën.

Veritas.com.al/