Njëri nga tre vrasësit që morën pjesë në aktin makabër të Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Fierit, nuk është prnauar nga të burgosurit në ambientet e tyre në Fier. Erviz Zotaj dyshohet se bshkë me dy adoleshentë, ka ushtruar dhunë mbi zonjën e shtëpisë Drita Saliaj, e ka vrarë, e ka lidhur dhe e ka hedhur trupin e saj në rezervuarin e fshatit.

Lajmi për këtë krim ka marrë dhenè; atë e kanë dënuar ashpër edhe pjesëtarët e familjeve të autorëve. Erviz Zotaj- njëri prej tyre, është dënuar me burg dhe vendi i burgimit i është caktuar burgu i Fierit. Por të burgosurit nuk e pranojnë në ambientet e tyre, sepse krimi i kryer prej tij kalon çdo kufi.

Dërgimi i tij në Mallakastër në paraburgimin e Burgut të Fierit ka shkaktuar tensione të forta.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçarit Ervis Zotaj të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty.

Madje, siç raporton gazetari, personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, duke e përjashtuar nga çdo limit, qoftë edhe nga ‘kodi’ i krimit’.

Veritas.com.al/