Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sot pasdite kanë qenë të pranishëm edhe zoti Berisha edhe zonja Topalli, që njihen si miq politik komplementarë. Zonja Topalli është vetë produkt i zotit Berisha në kupolën e PD.

Edhe pse dihen pakënaqësitë e saj ndaj kryetarit të PD, Basha, miqësia me Berishën nuk ka pasur asnjë herë rënie në sy të publikut. Sot pritej çfarë mund të ndodhte mes tyre në mbledhjen e grupit parlamentar. Kishte hamendje sikur Berisha do ta kalonte ‘pa zë’, por kjo do të rëndonte barrën e Bashës.

Mediat thonë se Berisha ka tënë vetëm një frazë të shkurtër kur kuptoi se Topalli po e shikonte në sy për t’i marrë ndonjë fjalë.

‘E deklasuar ishe dhe mbete’- citohet sikur i ka thënë Berisha.

Fjalorthi ‘e deklasuar’ vjen nga përditësia komuniste ku njerëz me biografi ‘të keqe’ që nuk pajtoheshin me ideologjinë , quheshin ‘të deklasuar’.

/Veritas.com.al