Ministri Ditmir Bushati, njëkohësisht kandidat për deputet i PS në Shkodër,  është futur brenda qendrës së votimit në Shkodër. Edhe ose është e ndaluar që deputetët apo çdo pjesëtar i një partie politike që nuk ka një funksion të caktuar në qendrën e votimit, ministri i Jashtëm Bushati është futur brenda ambienteve të qendrës së votimit.

Kandidati për deputet në zonën e Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar që herët se ministri Bushati po hyn në qendrat e votimit dhe se ka kërcënuar komisionerët e tij në qendrat e votimit. Zoti Doshi ka deklaruar se ‘Ditmir Bushati e ka vendin për ndjekje penale”.

Veritas.com.al/