OLIVER JJ LANE

Nadine Dorries, një ministër e shëndetësisë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të Boris Johnson është diagnostikuar me Coronavirus, duke ngjallur shqetësimin për qindra njerëz që ajo takoi në Westminster – përfshirë Kryeministrin dhe figura të tjera të larta të qeverisë – në kohën përpara se të testohej.

Ministrja e shëndetësisë së pari nuk u ndje mire të Premten, por testi për Coronavirusin nuk u kthye deri të hënën në mbrëmje. 62-vjeçarja Nadine Dorries, deputetja e parlamentit për Mid-Bedfordshire, është izoluar në shtëpi por nuk dihet se sa anëtarë të liderëve publik dhe politik politikanja do të ketë takuar në termin kur ajo ishte mbartëse e sëmundjes .

Ministrja e re është takuar me “qindra” njerëz përfshirë Kryeministrin dhe mori pjesë në një pritje të 10 Downing Street të enjten për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, raporton The Times. Për ironi të fatit, Dorries fillimisht u ndje keq kur ajo po nënshkruante një dokument qeveritar që e bëri koronavirusin një “sëmundje subjekt të denoncimit”, duke i dhënë njohje zyrtare në drejtim të raportit mjekësor dhe kompanive të ishin në gjendje të bëjnë kërkesa të siguracionit për ndikimet e saj.

Diagnoza e Dorries pason një skeme që eshte pare në të gjithë Evropën me ministra të qeverive të sëmurë nga koronavirusi, zhvillime të cilat mund të pasqyrojnë pozicionin e tyre në shoqëri dhe modelet e punës – duke takuar shpesh një numër të madh të publikut në rajonin e tyre të banimit, por edhe te shoqëruar nga plot udhëtime dhe ambjentin kozmopolit në Westminster.

Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga Coronavirusi, i cili ka parë 382 raste në shkallë vendi. Kjo është shumë më e ulët se vendet e tjera Evropiane me një popullsi me madhësi të krahasueshme dhe përfshirë nivelin e zhvillimit ekonomik.

VERITAS.COM.AL