Presidenti Donald Trump njoftoi një marrëveshje të re tregtare dypalëshe me Meksikën të hënën në mëngjes nga Zyra Ovale së bashku me zyrtarët e SHBA-se dhe Meksikës.

“Është një ditë e madhe për tregtine, ditë e madhe për vendin tonë, shumë njerëz menduan se nuk do të arrinim këtu, sepse ne të gjithë negociojmë me vështirësi. Ne e bëmë, po ashtu edhe Meksika “, tha Trump.

Trump u tha gazetarëve se dëshironte ta eliminonte emrin NAFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut) në favor të një marrëveshje të re tregtare, Marrëveshja tregtare e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Ai tha se emri NAFTA ka një konotacion të keq, sepse SHBA-ja është lënduar keq nga ajo. Ai e quajti marrëveshjen e re një marrëveshje vërtetë të mirë për të dy vendet, SHBA –ne dhe Meksikën.

Ai shtoi, “do të shohim nëse Kanadaja mund të jetë pjesë e marrëveshjes.” Presidenti Trump foli për mundësinë e një marrëveshjeje të veçantë bilaterale për tregtinë me Kanadane dhe se negociatat për këtë do të fillojnë së shpejti.

Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto ju bashkua grupit me telefon për njoftimin.

Në dhomë me Trump ishin Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer, Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray Caso dhe Ministri i Ekonomisë i Meksikës, Ildefonso Guajardo. Shefi i Stafit John Kelly, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe Këshilltari i Lartë i Presidentit Jared Kushner.

Lajmi mbi marrëveshjen filloi të shperndahet të hënën në mëngjes përpara njoftimit. Ajo vjen pas ditëve të gjata te negociatave tregtare midis dy vendeve.

“Ne të gjithë kemi punuar shumë dhe përfaqësuesit tuaj të shkëlqyer janë ulur para meje dhe mendova se duhet të përgëzojme njëri-tjetrin para se të dale lajmi”, i tha Trump Nietos. “E di që do të kemi një konferencë zyrtare për shtyp në një të ardhme jo shumë të largët”.

Përmes një përkthyesi, Presidenti Nieto e falënderoi Trump dhe u shpreh se kjo është “shumë pozitive për Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën”. Ai vazhdoi ne ate se thirrja ishte që te “kremtonte mirëkuptimin që ata kishin pasur midis dy ekipeve negociues mbi NAFTA-n”.

Nieto foli për bisedime gjatë muajsh për të rinovuar, modernizuar dhe rifreskuar marrëveshjen e tregtisë midis kombeve në lidhje me NAFTA-n. “Dhe për të krijuar një kornizë që do të rritë … produktivitetin në Amerikën e Veriut”, tha Nieto përmes përkthyesit. “Është dëshira jonë zoti President që tani Kanadaja të jetë gjithashtu në gjendje të inkorporohet në gjithë këtë”. Nieto tha se ishte i sigurt se SHBA dhe Kanadaja do të fillojnë takimet bilaterale në çështjet e ndjeshme tregtare në marrëdhëniet ndermjet tyre.

Presidenti meksikan falenderoi te dy ekipet e negociatoreve Meksikanë dhe të SHBA-së, duke përfshirë edhe ekipin e Lighthizer-it. Ai falënderoi mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë përmes Kushnerit. Ai falënderoi me se miri edhe ekipin e tij nga Meksika.

Trump falënderoi gjithashtu Presidentin e Meksikës dhe ju referua takimit te tij me Nieton në Meksikë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. “Kjo është diçka që është shumë e veçantë për prodhuesit dhe fermerët tanë nga të dy vendet,” tha Trump. “Është gjithashtu tregti e madhe dhe kjo e bën shumë më të ndershme faturën “.

Presidenti Trump ndau falënderime per të dyja ekipet tregtare. Ai foli për natyrën e komplikuar dhe përpjekjet prej muajsh që pershkuan për të krijuar Marrëveshjen Tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ai tha se SHBA-të nuk kanë filluar me Kanadane ende, pasi ata donin të punonin së pari me Meksikën. Presidenti Trump tha se shumë njerëz pohuan se kjo nuk mund të bëhet për shkak të fraksioneve dhe kompleksiteteve të përfshira ne te. “Ne e bëmë atë shumë më të thjeshtë, shumë më mirë, shumë më mirë për të dy vendet”, tha Trump.

Trump tha se ata do të fillojnë shumë shpejt negociatat me Kanadanë dhe ai do të thërrasë Kryeministrin Kanadez. “Nëse dëshirojnë të negociojnë në mënyrë të drejtë, ne do ta bëjmë këtë. Ju e dini se ata kanë tarifa prej pothuajse 300 për qind në disa prej produkteve të qumështit, kështu që ne nuk mund ta kemi këtë, nuk do të qëndrojmë akoma në këtë “, tha Trump. Ai tregoi se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa për importin e automjeteve kanadeze në SHBA. Ai sugjeroi se një marrëveshje e veçantë me Kanadanë do të ishte false, por  ai la hapësirë për mundësinë e përfshirjes së Kanadasë në marrëveshjen me Meksikën.

“Mediat duhet ta dinë se Presidenti dhe Presidenti i zgjedhur [i Meksikës] punuan shumë ngushtë së bashku”, tha Trump per marrëveshjen e re tregtare, duke pranuar se Meksika së shpejti do të ketë një President të ri.

“Është një marrëveshje e pabesueshme për të dyja palët, dhe më e rëndësishmja, ajo është një marrëveshje e pabesueshme për punëtorët dhe për qytetarët e të dy vendeve”, tha Trump. Ai tha se “fermerët do të jenë kaq të lumtur”.

Trump shtoi se ata do të punojnë me Kinën, por tani nuk është “koha e duhur për të folur” me Kinën.

Presidenti Nieto më pas shprehu shpresën se pasi ata kanë arritur një “pikën përfundimtare të mirëkuptimit” ndërmjet SHBA dhe Meksikës për marrëveshjen, që ata mund ta materializojnë ne një zyrtarizim të marrëveshjes në ditët në vijim. Nieto konfirmoi bashkëpunimin midis tij dhe presidentit të zgjedhur të Meksikës mbi marrëveshjen për një “front shumë të bashkuar”.

Trump tregoi se së shpejti do të shihte presidentin Nieto dhe do të kishte një ceremoni shumë zyrtare për të shënuar “një nga marrëveshjet më të mëdha tregtare të bëra ndonjëherë”.

VERITAS.COM.AL/