Deri para një jave, Merkurin e gjeje që në mëngjes në Parkun e Madh të Tiranës; ai hapte ditën duke ecur, edhe duke vrapuar- pse jo. Sot morëm lajmin shumë të trishtë se Merkur Bozgo u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë kundër të cilës luftonte; në fillim të kësaj vere që shkoi ai kreu edhe operacionin e fundit kirurgjikal, por nuk ia doli, me gjithë vullnetin e tij të pa shoq.

Merkur Bozgo është një aktor i njohur i Teatrit dhe kinemase; në karrierën e tij numërohen disa dhe role. Ai ishte aktor i Estradës, i Teatrit. Karriera e tij artistike u mbyll në Teatrin Popullor, pasi kishte lënë studiot e Televizionit Shqiptar- ku punoi disa vite.

Roli i fundit i aktorit Bozgo ishte ‘hoxha’ në filmin “Gjoleka- djali i Abazit”- 2005.

Në rolet ku Bozgo nuk harrohet mund të përmenden filmat:

Në fillim të Verës, Emblema e dikurshme, Agimet e Stinës së Madhe, Telat për violinë, Stolat në park, Bolero, Seriali televiziv ‘Komuna e Parisit’ etj.

Veritas.com.al/