Demokratja Hillary Clinton dhe Republikani, Donald Trump përballen sot nëpërmjet qendrave të votimit teksa miliona amerikanë po zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm.

Në një betejë, që më në fund u përqendrua në cilësitë e karakterit të secilit kandidat, Clinton 69 vjeç, ish sekretare shteti dhe Trump 70 vjeç, një biznesmen i New Yorkut, bënë thirrjet finale dhe dukjen e  fundit para votuesve të Hënën pasdite.

Java finale u përqendrua në shtetet me vota kyç për zgjedhjen e presidentit.

Për pak orë do të jetë vendosur cili do të jetë President i Shteteve të Bashkuara.

“Ne zgjodhëm të besojmë në Amerikën e shpresave, të gjithpërfshirjes dhe zemrës së madhe”, tha Clinton në Filadelfia para një turme prej 33 mijë njerëzish- më e madhja e fushatës së saj.

Ajo ishte e shoqëruar nga Presidenti Barak Obama (demokrat), Michelle Obama dhe burri i Hillary, Bill Clinton.

Trump bëri një nga ndalesat e tij në Manchester, Neë Hampshire, të Hënën mbasdite, ku sondazhet duken shumë ngushtë mes kandidatëve.

“Nesër klasa punëtore amerikane do të kthehet. Është punë kohe”- tha Donald Trump.

/Veritas.com.al/