Proceset termike të protestave të Opozitës sonë po zhvillohen në sensin e kundërt të natyrshmërisë. Të gjitha protestat në botën e qytetëruar zhvillohen përmes një termike shpërthyese në sensin e fillesës me ngarkesa idesh dhe synimesh pozitive dhe deri në ngjitje.

Mirëpo, sot më në fund, Partitë e Opozitës të prira nga PD kanë vendosur jo ngjitje në protesta, por ‘shtyrje’. Konkretisht, protestat e opozitës që ishin paralajmëruar nga këta që në fillim të Janarit (le të themi data 5), u shtynë për mesin e janarit, data 15. Kështu u tha të shtunën dhe dje- e diele.

Por përsëri sot u fol për një datë tjetër. Kryetari i PD njoftoi medien se protesta ‘shtyhet’ për datën 27 Janar. “Atëherë është koha për protesta”, u tha.

Megjithatë nuk u tha asnjë argument pse qenka mot i përshtatshëm fundi i janarit dhe jo  mesi, as gjysma e mesit. Mot më të mirë se këto ditë nuk mund të ketë deri në prill ose maj. Prapësitë e natyrës ndihmojnë opozitën, por ajo nuk i do protestat. Aq mot i mirë është saqë bota po ankohet nga ‘i nxehti i janarit’. Në fund të janarit mund të kemi mot me ngrica, dhe atëherë opozita do të gjejë ‘arsye’ për të mos pasur protesta; do të thotë se ‘nuk dilet në këtë të ftohtë”.

Argumenti i vetëm që u përdor ishte ky:

“Do të nisim protestat sepse njerëzit nuk paguajnë dot faturat”. Por kjo u takon shoqatave të faturimit, jo partive politike. Po mbetemi pa protesta, do të mbetemi veç duke “i shtyrë”.

Veritas.com.al/