Një punonjës i shërbimeve komunale të Bashkisë ka humbur jetën teksa  po punonin në një pusetë të ujërave të zeza. Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Viktima është identifikuar si Klodos Çeliku, në moshën 35 vjeç, ndërsa dy të plagosurit janë Gjon Gjoni 58 dhe Maliq Selja 34 vjeç.

Thuhet se në puseta kalonte një tel korrenti, por akoma nuk janë bërë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses.

Veritas.com.al/