Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet.

Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme.

Presidenti i Francës ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha më tej se: “Fjala e fundit nuk është thënë ende, përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri ne mbledhjen e këshillit të Unionit ku edhe do merret vendimi synojnë të përputhin qëndrimet e te dy anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç.

Dhe vendimet merren me konsensus, mjafton që një vend të thotë jo dhe të gjithë të tjerët rrëzohen. Askush nuk e di se si do përfundojë kjo odise në datë 18 tetor.

Por ajo që di me siguri është: Përtej broçkullave për konsumim të brendshëm politik në Shqipëri vendim marrja e 18 tetorit s’ka lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi për të merituar PO-në.

Edhe sikur ne vendin e Maqedonisë e Shqipërisë të ishin dy vende të tjera situata do ishte po njësoj sepse vendim marrja ka lidhje me atë se çfarë duan apo nuk duan të bëjnë ata mes vet me reformat e BE dhe me metodologjinë e negociatave me vendet kandidate dhe me sa do arrijnë mes tyre e të dakordësohen se cilado qoftë reforma e BE nuk duhet të pengojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të vazhdojnë me reformat e tyre falë procesit të negociatave.

Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se sa thjesht detyrat e shtëpisë. për të cilat komisioni i ka dhënë këshillit vendimit për çeljen e negociatave pa kushte. ne ia kemi dalë të kapërcejmë edhe pengesën në Bundestag. Falë komunikimit intensiv edhe me faktorë të rëndësishëm në CDU/CSU, Bundestagu i tha PO Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces.

Për pak ditë do të mësojmë përfundimin e këtij kapitulli të vështirë së historisë së përpjekjes sonë për tu bërë pjesë e BE, por cilido qoftë ai, dita do jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekjeje historike shtetbërjeje evropiane drejt Evropës. dhe Shqipërisë evropiane që duam për fëmijët tanë”.

Veritas.com.al/

ERTV Live😊: NEGOCIATAT DHE VENDIMI I BE NE 18 TETOR

Publiée par Edi Rama sur Mardi 15 octobre 2019