(FOTO: Newt Gingrich)

Duke iu mbyllur derën spekulimeve mediatike, ish zëdhënës i Republikanëve, Newt Gingrich tha të Enjten se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të presidentit Trump.

Gingrich, i cili ishte mbështetësi kryesor i Trump gjatë fushatës së fundit për president dhe u shfaq shpesh në televizion si mbështetës i fortë i Trump, ka qenë objekt i spekulimeve sikur do  t’i bashkohet kabinetit të presidentit Trump, në disa role. Thashethemet kanë fluturuar lart e poshtë sikur Gingrich mund të jetë kandidat për sekretar shteti në administratën e Trump.

Por në një intervistë të të Enjtes, Gingrich e mbylli portën për biseda të mëtejshme rreth pozicioneve në kabinet. “Unë nuk do të jem në kabinet. Unë dua të fokusohem në planifikimet e strategjisë”- tha Gingrich për McClatchy.

73-vjeçari, sipërmarrës dhe autor librash, tha se nuk po kërkon të qëndrojë jashtë skenës, por nuk mund të shërbejë si anëtar kabineti. Gingrich tha se mund të vazhdojë të angazhohet në këshillimin dhe mbrojtjen e ideve politike, gjë “që bëra saktësisht në administratën e Bush”.

Por Gingrich gjithashtu insistoi se administrata finale e presidentit Trumpdo të jetë një surprizë për shumë njerëz, dhe tha se “Trump do ta heqë mykun”.

Gingrich garoi për president në vitin 2012, dhe humbi në primaries përballë Mitt Romney- guvernator i Massachusetts.

/Veritas.com.al/