Lajmin e ka dhënë Radio për Europën e Lirë, program për Maqedoninë.

Shumica e një mijë tërmeteve brenda 16 ditëve, ka qenë me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i djeshëm në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë. Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër dhe është paraqitur edhe një dëm i vogël material.

Drejtori i Institutit për inxhinierinë e tërmetit dhe inxhinierinë sizmike, Mihail Garevski, konsideron se nuk duhet të pritet tërmet më i fuqishëm në rajonin e Ohrit, por megjithatë thekson se kjo nuk mund të parashikohet, raporton programi për Maqedoninë i Radios Evropa e Lirë.

Veritas.com.al/