Nga: Laert Skiro/

Saimir Tahiri, ish ministër i PS tani është pasuria e vetme e PD, pa të cilin nuk bën më asgjë.

Gjëja më e fundit që do të kishte dështuar në Partinë Demokratike, do të ishte Kuvendi Kombëtar që u mbajt ditën e  Dielë. Pa ‘Saimir Tahirin’ veç një zot e di çfarë mund të kishte qenë ai Kuvend. Në çdo dhjetë fjale, një prej tyre ishte ” Tahir”. Nuk kaluan shumë orë, vetëm orët e natës dhe mëngjesi i hershëm i të hënës pas Kuvendit, kur kryetari i PD, Basha, mblodhi liderët kryesorë të PD për të dhënë mesazhin kryesor të Kuvendit:

“Ja u them unë- vijoji ai- dy punë kemi tani pas Kongresit. E para, të shkrijmë çdo seksion të PD në bazë dhe tí bëjmë nga e para. E dyta, të ‘puna me Saimir Tahirin’. Askush të mos mungojë kur të flitet për Tahirin”, udhëzoi kryetari i PD, zoti Basha.

Ky është sinjali më i fundit se as vetë Kuvendi nuk do të ishte kryer pa ‘Saimir Tahirin’ . Në Kuvendin e PD emri i Edi Ramës dhe i Saimir Tahirit- të dy ‘pronë’ e PS në pushtet, që është ‘kundërshtare’ për jetë a vdekje e Demokratëve, janë përendur njëmijë herë më shumë se fjalët ‘liri’, ‘konservartorizëm’,  ‘familje’,  ‘komb’,  ‘program’, etj. Në natyrën e një partie të djathtë, siç është vetëshpallur PD, këto janë fjalët që duhet të zënë vendin e padiskutueshëm… Mirëpo drejtimi nuk është ky.

Pse po ndodh varfëria më e madhe e jetës në Partinë Demokratike?

Më duket se në PD nuk ka asnjë projekt për nesër. ‘ Sinoret’ kohore të PD janë ‘që sot e pas’, të nesërme nuk ka. Që sot e në të kaluarën ka ndodhur që një ministër është zënë në kurth nga Italianët, duke bërë tregti droge dhe armësh… Nëse do të kishte projekt PD nuk do tí dilte kohë që të merrej me atë që ka ndodhur këtu e një vit më parë…

Më duket se PD është perfektë në mënyrën si shërben kryeministrin ‘armik’…

Nëse sot e përmend kaq shpesh emrin e ministrit të akuzuar si trafikant, kjo i vjen në ndihmë kryeministrit. Sepse kryeministri e ka ‘shitur’, dmth.,  e ka larguar nga qeveria dhe nga grupi parlamentar. A jemi seriozë, apo bëjmë sikur jemi kritikë?… Kushdo që i del përpara kryeministrit me akuzat e opozitës, ky me të drejtë i përgjigjet: “Tahiri… Tahiri nuk është më imi, e kam përjashtuar’. Dhe atëherë Opozita del se nuk ka në dorë prova kundër qeverisë… Por në të njëjtën kohë, publiciteti që i bën PD qeverisë është e pa pagueshme…, do të duheshin 13. 4 milionë euro për të paguar gjithë këtë reklamë. Sepse gjithë ditën “Rama…, Tahiri…, Rama…, Tahiri!”, kjo është ‘ over’e nuk paguhet.

Me sa duket sa herë qëllojnë ‘dordolecin’ Saimir, aty del miell opozitar. Sepse opozita nuk ka ide, nuk ka teori, nuk ka përkatësi fetare as politike. Madje ka një boshllëk shumë të madh në hendekun e përçarjes së brendshme që ka krijuar. Tahiri, edhe pse xhuxh e i pa sharm, mbush tërë atë boshllëk që krijon mungesa e ideve në PD. PD thërret: “Rroftë Tahiri, poshtë Tahiri!”.

Kuvendi i fundit i PD dëshmoi se kjo pati ka rrëshqitur në të majtë ekstreme. Në sallë ishin prurë emigrantë nga Greqia, njerëz pa lidhje me politikën veç me pasionin, jeniçerë në favor të kryetarit.  Kur njëri nga themeluesit dhe lider i parë i PD, Selami, foli si kritik për punët e PD, të gjithë u ngritën dhe vërshëllyen. Ligji nuk i lejonte ta çonin në litar’.  PD është kthyer në PPSH. Atëherë, prandaj iu duhet një ‘armik’ për ta gjykuar jo në Kinema 17 Nëntori, por në Pallatin e Kongreseve…. ‘Rroftë Tahiri!”për PD.

Veritas.com.al/