(FOTO: Barack Obama duke u larguar nga Lima, ku ishte për vizitën e fundit presidenciale)/

Presidenti Barack Obama tha se fushata ajrore dhe e fokusuar vetëm në qytet e Hillary Clinton e çoi atë në humbje më 8 nëntor dhe i ka dhënë Republikanëve shansin që të mbajnë dominancë politike për shumë vjet.

“Një mesazh që kam për Demokratët është se kjo strategji e përqendruar vetëm mbi një mini- objektiv të veçuar, e diskreditoi koalicionin me grupin e Demokratëve. Kjo strategji të jep një fitore, ose duket sikur të jep fitore, por jo aq të gjerë sa është e nevojshme për të fituar në zgjedhje”, iu tha Obama reporterëve me 20 nëntor në një konferencë për mediat në L:ima, Peru, në një vizitë të fundit ndërkombëtare si president i Amerikës.

Obama theksoi se fitorja e Donald Trump e “ka kapur” politikën kombëtare dhe mund të bëjë që Republikanët të kenë dominancë për shumë kohë.

/ Veritas.com.al/