Pasi PD ka ngritur padi kundër Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e PD e LSI, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është thërritur dhe ndodhet i pranishëm në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të dënë dëshmi rreth padisë.

PD që qëndron prapa padisë dhe monitoron lëvizjet e sekretarit Bardhi, ka deklaruar se pasi të dalë nga zyrat e prokurorisë, Gazmend Bardhi ‘do të mbajë edhe një komunikim për mediat’.

Sipas PD-së përdorimi i gazit në protestë ishte ‘një veprim i mirëfilltë kriminal’.

Veritas.com.al/