Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo, duke e bere këtë gjykatë funksionale.

Ambasadorja Kim e cilëson ete një lajm të madh, ndërsa thekson se pas tre vitesh Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese.

 “LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha! Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit
VERITAS.COM.AL