(FOTO- Arkiv)/

Aksident i rëndë  automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën automobilistike që kalon  pranë fshatit Darzezë të Fierit.

Për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një tjetër. Identiteti i tyre dhe shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. (CONTINUED).

Policia e Fierit ka dhënë detaje të tjera për aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Hoxharë-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe ra në kanal.

Njëri prej viktimave është Emiljano Goxhaj 36 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 464 OB.

Ndërsa viktima e dytë është 40-vjeçarja Silvana Alushaj.

Sipas policisë, automjeti ra në një kanal me ujë dhe për pasojë u mbytën drejtuesi dhe pasagjerja.

Pasagjeri tjetër me iniciale H.H 35 vjeç ka mundur të shpëtojë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

/Veritas.com.al/