Ende pa kaluar mirë dy javë pas shkarkimit të Sinisa Mihajlovic, tifozët e Milanit e duan sërish në stol 47 vjeçarin

Tifozët e Milanit nuk janë aspak të kënaqur me trajnerin e ri, Christian Brocchi, dhe kërkojnë rikthimin e Sinisa Mihajlovicit.

Pas humbjes nga Verona, tifozët duan që në kampin e kuqezinjve të rikthehet sërish Mihajlovic, i cili u shkarkuar pikërisht për rezultate të dobëta, ku Milani rrezikon të mbetet jashtë garave Evropiane.

“Calciomercato.com”, ka publikuar një letër të grupit të tifozëve të Milanit, “Milanisti incazzati”, në të cilën shkruhet:

Kërkojmë nga presidenti Silvio Berlusconi, që të rikthehet trajneri, Sinisa Mihajlovic. Cristian Brocchi nuk e ka përvojën e duhur që të udhëheq Milanin drejt sukseseve, këtë e dëshmoi në dy ndeshjet e fundit. Jemi në fund të sezonit, gjendemi edhe në finale të Kupës së Italisë, dhe për ta shpëtuar sezonin, kërkojmë që të rikthehet sërish Mihajlovic”, shkruhet ndër të tjera në këtë peticion online të tifozëve të Milanit, që tashmë thuhet se është nënshkruar nga më shumë se 2 mijë tifozë