Presidenti Amerikan Donald Trump ka aprovuar një plan për tërheqjen e 9,500 trupave Amerikane nga bazat në Gjermani deri në shtator, thonë mediat Amerikane.

Zoti Trump, i cili ka kohë që ankohet se anëtarët Evropianë të Nato-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, raportohet se dëshiron që nivelet e trupave Amerikane të kapin 25,000.

Trupat ose do të ridestohen diku tjetër ose do të kthehen në shtëpi, raportojnë mediat Amerikane, duke cituar një zyrtar qeveritar.

Tensionet midis SH.B.A. dhe aleatëve të saj të Natos janë rritur nën Mr. Trump.

Presidenti ka thënë se anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nato) nuk duhet të mbështeten më në SHBA aq shumë sa për të mbajtur kostot e ruajtjes së aleancës.

Ministria e Jashtme Gjermane nuk ka komentuar, por dy anëtarë të vjetër të partisë qeverisëse të Unionit Kristian Demokrat shprehën shqetësimin për lajmet.

Parlamentari Andreas Nick tha fakti që Pentagoni nuk kishte bërë asnjë koment publik, në vend të drejtonte çështjen në Shtëpinë e Bardhë, tregon “që vendimi është thjesht i motivuar politikisht”.

Johann Wadephul tha se plani tregoi “edhe një herë se administrata Trump po shpërfill një detyrë elementare të lidershipit: përfshirjen e aleatëve në procesin e vendimmarrjes”.

Ndërkohë, kryeministri Polak Mateusz Morawiecki tha se shpresonte që disa prej trupave të shpërngulur nga Gjermania të ri-vendoseshin në vendin e tij.

“I Angazhuar”

Të Premten, zoti Trump ju drejtua Pentagonit të lëvizte përgjithmonë atë që do të arrijë në 27.5% të trupave të vendit aktualisht me bazë në Gjermani, raportoi Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar të administratës pa emër.

Ai shtoi se departamenti i mbrojtjes do të duhet të aprovojë planin përpara se të mund të zbatohej.

Shtëpia e Bardhë nuk i konfirmoi menjëherë raportet, por zëdhënësi John Ullyot tha në një deklaratë se SHBA mbetet “e përkushtuar për të punuar me aleatin tonë të fortë Gjermaninë” për mbrojtjen dhe çështje të tjera.

Zoti Trump ka ngritur më parë në samitet e Natos çështjen e të ashtuquajturës ndarje të ngarkesave.

Debati përqendrohet rreth objektivit të rënë dakord nga të gjithë anëtarët e aleancës që shpenzimet e mbrojtjes duhet të arrijnë në 2% të PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto, vlera totale e mallrave të prodhuara dhe shërbimet e ofruara) deri në vitin 2024.

Vitin e kaluar, buxheti civil dhe ushtarak i Natos ishte rreth 1.67bn € (1.43 £; 1.84bn $), tregojnë shifrat e veta.

Prania ushtarake Amerikane në Gjermani është një trashëgimi e okupimit aleat të vendit pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania aktualisht pret deri tani numrin më të madh të forcave Amerikane në Evropë, e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.

Disa personel Amerikan me bazë në Evropë mbështesin operacionet jo-Nato dhe numrat e ushtarëve të SH.B.A.-së ndryshon ndërsa forcat qarkullojnë brenda dhe jashtë Evropës.

VERITAS.COM.AL