Presidenti Donald Trump mbrëmë mbrojti vendimin e administratës së tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore dhe paralajmëroi Turqinë që ai “do ta shkatërrojë dhe do ta shuajë plotësisht ” nëse angazhohet në veprime që konsiderohen “jashtë limiteve” në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Siç kam theksuar me forcë më parë, dhe thjesht për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, konsideroj si jashtë limiteve, unë do ta shkatërroj dhe shuaj plotësisht Ekonominë e Turqisë (e kam bërë edhe më parë!), ”tweetoi Trump.

Të dielën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të tërheqe trupat e SH.B.A-së nga Siria veriore përpara një përparimi ushtarak turk për të dëbuar forcat kurde nga zona.

Në një deklaratë pas një telefonate midis Presidentit Trump dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk do ta mbështeste as do ndërhynte në operacion.

“Turqia së shpejti do të shkojë përpara me operacionin e saj të planifikuar për në Sirinë Veriore,” lexohet në deklaratë. “Forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi kanë mposhtur Kalifatin territorial te ISIS-it , nuk do të jenë më drejtperdrejt në zonë”

Levizja tërhoqi kritika nga Republikanët, përfshirë Senatorin Mitt Romney (R-UT) dhe Lindsey Graham (R-SC), të cilët sugjeruan se kjo levizje do të kishte pasoja të rënda për kurdët.

“Vendimi i Presidentit për të braktisur aleatët tanë Kurdë përballë një sulmi nga Turqia është një tradhti.Kjo do të thote se Amerika është një aleat i pa besueshëm; lehtëson ringjalljen e ISIS-it; dhe shkakton një fatkeqësi tjetër humanitare, “tweetoi Romney.

“Unë nuk i di të gjitha detajet në lidhje me vendimin e Presidentit Trump në veri të Sirisë. Në process mbi vendosjen ndaj telefonatës me Sekretarin Pompeo. Nëse raportet e shtypit janë të sakta, kjo është një fatkeqësi në veprim, “tha Graham.

Sidoqoftë, Presidenti Trump hodhi poshtë kritikët e vendimit të tij, duke thënë se është koha per Sh.B.A që të ndalojë se luftuari “Luftëra Pafund qesharake, shumë prej tyre fisnore dhe t’i sjelli ushtarët tanë në shtëpi”.

“NE DO TË LUFTOJMË ATJE KU ËSHTË PËRFITIMI YNË, DHE VETËM DO TË LUFTOJMË PËR TË FITUAR”, u zotua ai.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.