Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka dyshime.
Ai ka thënë se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, para rivalit nga Barcelona, Lionel Messi.
“Messi, futbollisti më i mirë në botë? Cristiano Ronaldo është më i mirë, për të mund të thoni shumë gjëra, por në zemër është një person i mirë”, deklaroi Zidane për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.
“Messi është rival i tij dhe rivaliteti është një gjë e mirë në futboll, njerëzit duan të shohin gjëra të tilla”, u shpreh ai.
3.bild_-16