Një zjarr i frikshëm ka përfshirë sot mbasdite fshatin Ibë, fqinj me qytetine  Tiranës.

Gjatë gjithë kohës lajmet vinin herë ‘të mira’ se po largohet zjarri, herë të tmerrshme se ‘po lëpihet pra në shtëpive’.

Edhe në orët e vona pas rënies së natës, zjarri mbeti agresiv. Në kushtet e errësirës është e pamundur fluturimi i helikopterit të ndihmës.

Zjarri i është sulur edhe linjës së tensionit të lartë që kalon në  fshat. Frika e një prekjeje të linjës i ka detyruar specialistët e energjisë që të shkëpusin lidhjen e energjisë..

OST ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona për shkak të zjarrit të rënë në Ibë.

Zonat pa energji elektrike janë Gjiri i Lalzit, Sallome, Spitallë dhe Shënavlash.

Problme ka pasur edhe në Sharrë dhe Rrashbull.

Luhatje të energjisë janë ndjerë edhe qendra e Tiranës.

Ministri i brendshëm, demoraj ka dhënë një deklaratë ‘ngushëlluese’ sikur zjari ndodhet nën kontroll, por lajmet që erdhën pas deklaratës nuk e dëshm ojnë këtë realitet.

Presim në anakth deri në mëngjes për lajme më të mira.

Veritas.com.al/