Sarkazëm nga: Laert Skiro/

“Zona e Parë Operative” e luftës së Dytë Botërore ishte më e besuara për udhëheqjen komuniste. Aty edhe vetë udhëheqësi “i madh” e ndjente veten si në gji të Perëndisë; i rrethuar nga militantët e vet. Po kështu ndjehet “udhëheqja” e re e Shqipërisë: Zonja Drogë. Sot në Skrapar u zbulua më shumë se 5 tonë kanabis. Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbulohet edhe një laborator përpunimi kanabisi në zonën e Skraparit. Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë. Laboratori- sipas Prokurorisë është nga më modernët mes laboratorëve të drogës.

Dje dhe dy ditë para dje, në Përmet janë zbuluar tunele (shiko “tunele” ku ruhej udhëheqja komuniste e Luftës) të mbushura me drogë prej 11 tonë. Ndërsa dje në Berat janë zbuluar 12 tonë drogë në një depo (shiko “depo”, njësoj si në Luftë, me depot e municioneve luftarake).

Kjo është Zona e Parë Operative. Tepelena nuk përfshihej në Zonën e Parë, megjithëse tani është “Zona Nënë” e drogës.

Zonja Drogë ndihet e sigurt në Zonën e Parë Operative, njësoj si dikur udhëheqësia Komuniste. Djemtë e zonës së Parë, siç bënin komunizmin, ashtu bëjnë edhe drogën; atyre u besohet nga qeveria.

/Veritas.com.al/