(FOTO: Nga takimi i Donald Trump me Barack Omaba, sot në Shtëpinë e Bardhë)/

Donald Trump që në më pak se dy orë do të betohet si president i 45-të i Amerikës është takuar sot me presidentin në largim Barack Obama dhe me zonjën Michele;  së bashku do të shkojnë në Capitol për ceremoninë e betimit.

Barack dhe Mishele e kanë pritur Donald Trumpin në hyrje të shtëpisë së Bardhë, ndërsa Melania për Michelen ka sjellë një dhuratë. Të zgjedhurit e rinj dhe ata në largim pasi janë fotografuar me bashkëshortet e tyre kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

/Veritas.com.al/