DISFATË HISTORIKE PËR ESTABLISHMENTIN: Le Pen, Macron drejt balotazhit për Presidentin e Francës.
Media konservatore amerikane dhe botërore e konsideron “mundje” “disfatë” historike për establishmentin dhe elitën arrogante. Kjo është një “disfatë historike”, shkruan Breitbart Neës.
Marine Le Pen, lidere e Frontit Nacional të Francës është ngjitur në krye në raundin e parë të zgjedhjeve Presidenciale. Dhe tani do të shkojë kokë për kokë me majtistin Emmanuel Macron në balotazhin e datës 7 Maj.
Përmes një Sigurie shumë të shtrënguar me 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë; dhe gjendjes së emergjencës që vazhdon në Francë, votuesit francez u janë drejtuar 66,000 qendrave të votimit ku kanë hedhur votën e tyre.
/Veritas.com.al/