Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë , 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH.
Shqipëria është ndër 15 vendet e para ndër vendet e anketuara, me numri më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit për 100 mijë banorë.
Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të shumta në Shqipëri: 780 në vit. Në total në Shqipëri ka 1,842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Vendi ynë ndodhet në vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vendi ynë perceptohet si vendi më ndotjen më të madhe të ujit te pijshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor si më i papastërti.
Pas Shkupit në Maqedoni dhe Sarajevës, Bosnjë, kryeqyteti shqiptar Tirana, sipas gjendet si një ndër kryeqytetet me ajrin më të ndotur në rajon. Sondazhi e ka gjetur ndotjen e ajrit të Tiranës të lartë. Tirana është kryeqyteti i dytë në rajon, me vlerësimin më të keq për trajtimin e mbetjeve. Sipas agjencisë së sondazheve “Numbeo”, të anketuarit për Tiranën kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet.