Rajmonda dhe Mark Nika kanë mbërritur në SPAK në lidhje me rihapjen e dosjes së 21 Janarit, ku mbeti i vrarë Aleks Nika.
ABC News mëson se Rajmonda (bashkëshortja e Aleks Nikës) dhe Mark Nika (xhaxhai i Aleks Nikës) do të dëshmojnë në Prokurorinë e Posaçme.
Rajmonda Nika do të japë dëshminë në orën 10:00, ndërsa Mark Nika do të dëshmojë në orën 12:00.
Ata i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për vrasjen e të afërmit të tyre të kryen nga Prokuroria e Posaçme ndërsa kallëzuan zyrtarë të lartë shtetërore mes të cilëve ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës.
Pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së Lartë që urdhëroi SPAK të vijojë hetimet për 21 janarin, të prokuroria regjistroi hetimet për 3 vepra penale nga vrasja në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. SPAK regjistroi hetimet pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë dhe asaj të të drejtave të njeriut me seli në Strasburg. Sipas kësaj të fundit për vrasjet e 21 janarit nuk është zbardhur roli i zinxhirit komandues të gardës dhe vrasjet janë konsideruar krim shtetëror. Po kështu në vendim thuhet se prokuroria në atë kohë është penguar për të zbardhur ngjarjen.