![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/03/protesta-28-mars-12-675x450.jpeg)
Protesta e partive të opozitës sot zgjati më shumë se tre orë. Pas saj Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 protestues. Ata dyshohen se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të policëve.
Një vështrim sado i thjeshtë ka kapur gjatë protestës se qindra lëndë ndezëse i janë hedhur policisë nga radhët e protestuesve.
23 të shoqëruarit ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate.
Po kryhen verifikimet e të shoqëruarve nga strukturat policore, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë filluar të mblidhen para ambienteve të Policisë së Tiranës duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.
Veritas.com.al/