Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim në orën 10:00 me tre ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Në takim me kreun e PD-së do të jenë ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman.

Takimi mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve do të zhvillohet në Selinë e PD-së, ndërsa do të marrin pjesë edhe aleatët e saj. Edhe pse për momentin nuk bëhet me dije tema e diskutimit me shumë mundësi do të jetë reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat me shumë siguri do miratohen në dy seancat e fundit të kuvendit.

VERITAS.COM.AL/