-Biden thotë se “Rruga përpara është të njohësh të vërtetën dhe të jetosh sipas saj”-
Presidenti Biden pritet të shënjestrojë ish-presidentin Donald Trump në fjalimin e tij me rastin e një viti nga trazirat e 6 janarit në Capitol dhe është i vendosur të sfidojë amerikanët duke thënë se “ne duhet të vendosim se çfarë lloj kombi do të jemi”.
Presidenti do të bëjë komente të enjten në mëngjes nga selia e Kongresit të SHBA.
Biden, në komentet e përgatitura të siguruara nga Fox News, do të pyesë amerikanët nëse Shtetet e Bashkuara “do të jenë një komb që pranon dhunën politike si normë?”
“A do të jemi një komb ku do të lejojmë zyrtarët partiakë zgjedhorë të përmbysin vullnetin e shprehur ligjërisht të popullit?”. Biden është i vendosur të pyesë: “A do të jemi ne një komb që nuk jeton nën dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës?”
“Ne nuk mund ta lejojmë veten të jemi një komb i tillë”, pritet të thotë Biden.
Në një përpjekje për të parë përpara, Biden pritet të thotë se “Rruga përpara është të njohësh të vërtetën dhe të jetosh sipas saj”.