Ngjalli debat, jo pak, teza e shprehur nga Sir Patrick Vallance, një nga dy autoritetet më të larta mjekësore të qeverisë së Boris Johnson. Infektoni 60% të popullsisë për të krijuar një imunitet të tufës …
Alessandro Ferro – 13/03/20
Teza është: më mirë nëse shumica e njerëzve infektohen me Koronavirus në mënyrë të tillë që gjithë të tjerët të zhvillojnë antikorpe.
Eshtë ky sensi i propozimit të çmendur të Sir Patrick Vallance, një nga dy autoritetet më të larta mjekësore të qeverisë së Boris Johnson.
Siç raportohet nga Repubblica.it, fjalët e lëshuara këtë mëngjes për transmetuesin Sky News po provokojnë, jo pak, një mal polemikash. “60% e britanikëve do të duhet të kontaktojnë Coronavirusin për të zhvilluar imunitetin e tufës”.” Eshtë e frikshme fjala “duhet” : sikur të jetë një detyrim ose më keq, sikur qeveria britanike të mos zbatojë të gjitha masat e sigurisë për të evituar përhapjen e virusit.
Idetë e çuditshme të Sir Vallance
Nëse do të kalonte teza e Vallance, do të ishte një rrezik i madh për ekzekutivin britanik duke marrë parasysh që sot, në botë, vdekshmëria nga Covid-19 është midis 1 dhe 6%. “Po, Coronavirusi është një sëmundje e keqe, por në shumicën e rasteve ka vetëm simptoma të buta – tha Vallance – virusi do të jetë sezonal dhe gjithashtu do të kthehet edhe dimrin e ardhshëm. Për këtë arsye është e rëndësishme të zhvillohet imuniteti i turmës, të mbahet nën kontroll virusi për një kohë të gjatë ”. Përsëri, shfaqen dyshime dhe ngatërresa: Vallance është i vetmi që mbeshtet, për momentin,idenë se është një “virus sezonal” që do të kthehet në dimër. Për të mos përmendur “simptomat e buta” që tashmë kanë provokuar mijëra të vdekur në të gjithë botën.
Për të precizuar më tej, Sir Patrick Vallance flet për “imunitetin e tufës” të marrë përmes infektimit me Coronavirus dhe jo me anë të vaksinimeve masive, siç ndodh zakonisht. Gjithashtu, sepse, ende nuk ka vaksinë për Covid-19 dhe ajo mund të mbërrinte vetëm brenda një viti. “Me 60% të popullatës të infektuar me virus, do të kishim imunitet të tufës,” ka shpjeguar mjeku për Sky News.
Derisa të vërtetohet ndryshe, zëri i tij është i vetmi jashtë korit të sensit të përbashkët: asnjë virolog në botë nuk ka spekuluar ndonjëherë se një gjë e tillë mund të jetë një e mirë ose e zbatueshme. Të gjitha qeveritë e botës janë duke marrë masa drastike të sigurisë duke pasur parasysh që pandemia tashmë ka arritur numra shumë të rëndë.
“Teza” do të bënte të vdisnin 400 mijë persona
Teoria e Vallance paraqet një rrezik të madh që mund të rezultojë në vdekjen e qindra mijëra britanikëve me objektivin e zhvillimit të imunitetit brutal në masë dhe ndalimin e infektimit. Të bëjmë llogari, nëse britanikët janë 67 milion, 60% do të thotë 40 milion. Nëse, edhe në ulje, do të llogaritnim një normë vdekshmërie prej 1%, kjo qasje mund të kishte një “kosto” prej të paktën 400 mijë të vdekur në rastin më të mirë.
Pa llogaritur që shëndetësia britanike mund të pësojë kolaps me shpejtesi me një ortek të pacientëve në terapi intensive. Për më tepër, nuk ka siguri se kjo metodë do të funksionojë: Covid-19 duket se është një virus i ndryshueshëm dhe akoma nuk është provuar, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se imuniteti fitohet një herë që bie në kontakt me të për tu zhdukur pastaj pas shërimit.
Shpresojmë, para se të jetë teper vonë, dikush të kthjellojë mjekun britanik, mbase vetë Mbretëresha Elizabeth.