Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Ai e konsideroi bektashizmin jo një sekt fetar, por një monument kulturor që duhet të mbrohet nga shteti.

Sakaq, Rama ka theksuar se është një dritë udhëzuese që ka një mesazh largpamës, atë të atdhedashurisë.

“Për mua është privilegj të marrë fjalën në këtë moment jubilar për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

E mora këtu me vete sot këtë libër voluminoz të një studiuesi të mirënjohur, i huaj por i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët, Robert Elsi, i cili dhe varrin kërkoi ta kishte në Shqipëri.

Edhe u sugjeroi ti hidhni një sy, sepse këtu do të gjejnë të gjitha arsyet e shëndetshme për pse-në e kësaj ideje. Edhe çdo shqiptarë, pavarësisht nëse beson ose jo në zot, nëse ështe bektashi apo jo, nëse është sado pak patriot do ta ketë të pamundur të mallëngjehet, pasi janë këto karakteristika që na bëjmë të mallëngjehemi. Bektashizmi është një monument kulturor që duhet të mbrohet nga shteti. Shyqyr që nuk janë në këtë rast bektashi, pasi mund të më akuzonin për mbajtjen e një pale.

Është një vlerë e posaçme sepse nuk sheh dallim mes myslimanit dhe të krishterit. ka ndikuar në mbrojtjen kombëtare, në mësimin e gjuhës shqipe. Natyrisht, jo në mënyrë eksluzive, por krah për krahë me komunitetit mysliman, ortodoks apo katolik. Nuk është vetëm një sekt fetare, por një dritë udhëzuese duke dhënë një mesazh largpamës. ajo ç’ka e bën të veçantë me këtë mesazh është që brenda largpamësisë ka dhe atdhedashuri”, tha ndër të tjera ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *