Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka zhvilluar një konferencë lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Ajo u shpreh se asnjë nuk mund të diskutojë vendimet e Kushtetueses.

Sipas Gjykatës Kushtetuese Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zbatuar vendimin.

“Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Kushtetueses, të mos zbatosh vendimin e Kushtetueses do të thotë të mos zbatosh ligjin dhe kushtetutën. Kuvendi duhet të veprojë, i mbetet politikës të vendosë. Nuk janë vendosur afate nga kushtetuesja ndaj Kuvendit”, tha më tej Zaçaj.