Kryeministri Edi Rama komentoi me tone të ashpra ngjarjen tronditëse të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, që ka ngjallur reagime të forta të shoqërisë
Duke iu drejtuar të gjithë politikanëve, mediave dhe portaleve, kreu i qeverisë tha nga foltorja e Kuvendit se të gjithë me paturpësi e ridhunuan atë vajzë të mitur, duke e hedhur ekran më ekran.
“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli. Pavarësisht cfarë janë, deputete, etj, dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marirn dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, sic përplasen oktapodët, që I bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje.
Me lot të sinqerta apo me lot korkodili, nuk kam dyshim që disa prej atyre që floën vuajnë vërtet, por në fakt kur dhunon, dhunon, kur vret, vret. Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër, nuk besoj një second të vetme se ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, një grua, dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hall të vërtetë këtë. Nuk mund të mbrosh një viktimë të abuzimit, duke abuzuar dikë tjetër. Është e pamundur, nuk funksionon. Kisha Katolike Botërore ka hyrë prej vitesh në një process të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale ekstreme seksuale dhe shfytëzimi të pedofilisë.
Jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, nga këta që flasin. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj cakenjsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty’”, tha Rama.