Administrata e Trump kundërshtoi ashpër, ditën e Marte, hetimin mbi impeachment ndaj presidentit Trump, duke i akuzuar Demokratët se po ushtrojnë detyrim dhe poshtërim kur kërkojnë nga pesë diplomatë të Shtëpisë së Bardhë që të dëshmojnë se Shtëpia e Bardhë ka bërë përpjekje që të kërkojë pisllëqe te rivali politik i Trump.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi nga autoritetet e tre dhomave që drejtojnë hetimet mbi impeachment-in që të paraqesin dëshmitë e diplomatëve dhe tha se ata nuk do të paraqiten më për dëshmi në javët e ardhshme.

Ai gjithashtu sfidoi komitetet e drejtuar nga Demokratët duke kërkuar dokumentet prej tyre dhe tha se administrata është përgatitur për t’u përballur në gjykatë.

Veritas.com.al/